Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tirana përballë Luftëtarit, dueli i mbijetesës që nis nga pankina

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana përballë Luftëtarit, dueli i mbijetesës që nis

Shkarkimi i Bledar Devollit tregon dhe njëherë "sëmundjen" e vjetër që ka kampionati shqiptar me trajnerët e tij duke mos i toleruar aspak.  Nëse ish-futbollisti kishte marrë një fitore të bujshme me Tiranën në javën e parë të kampionatit dy humbjet me Partizanin dhe Kamzën i kanë sosur durimin drejtuesve të klubit. Por në radhë për shkarkim janë dhe teknikë të tjerë, emra që në fakt dihen. Milos Kostic i Luftëtarit dhe Ze Maria i Tiranës janë më të kuotuarit për t'u shkarkuar nga stoli i ekipeve që drejtojnë. Sllovenit i mjafton një pikë ndaj bardhebluve që të shmangë përkohësisht shkarkimin, por nga homologu i tij brazilian është i dënuar të fitojë medoemos dhe me lojë të bukur pasi kryeqytetasit shpallën ambicien në fillim të këtij sezoni për të marrë titullin kampion. Data 16 shtator do të vendosë se kush prej të dyve do të arrijë të shpëtojë vendin e punës.

Poll

Lexo gjithashtu