Tirana nuk do të jetë ditën e sotme e vetmja skuadër shqiptare që do të luajë në Conferene League, pasi do të jenë edhe 4 ekipe të tjera shqiptare që do të mbajnë lart flamurin shqiptar në këtë komepticion.
Ditën e sotme në fushë do të zbresin edhe Shkupi, Drita, Dukagjini dhe Ballkani. Gjithçka do të startojë me skuadrën shqiptare të Maqedonisë, e cila duke nisur që nga ora 19:00 do të synojë kualifikimin. Shkupi është mposhtur në sfidën e parë me shifrat 2-0 nga Levski Sofia.
Ndërkohë në orën 20:00 do të jetë radha e Dritës për të zbritur në fushë dhe për të kërkuar kualifikimin ndaj Plzen. Sfida e parë mes tyre ka përfunduar 0-0 dhe në stadiumin “Fadil Vokrri” do të synohet fitorja për të kaluar në turin tjetër.
Vetëm 15 minuta më vonë do të startojë edhe sfida mes Rijekës dhe Dukagjinit. Këto të fundit janë mposhtur 1-0 në sfidën e parë dhe në mbrëmje do të tentojnë përmbysjen e madhe që do t’u siguronte edhe kualifikimin.
Gjithashtu në orën 20:30 do të jenë kampionët e Ilir Dajës që do të marrin vëmendjen. Ballkani është shumë afër kualifikimit në turin tjetër, pasi ka fituar 3-0 në sfidën e parë me Larne. Të besuarit e Dajës nuk pritet të bëjnë surpriza të pakënaqshme.