Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tirana në Vlorë për 'finalen' ndaj Flamurtarit, Mirel Josa fikson formacionin

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana në Vlorë për 'finalen' ndaj Flamurtarit, Mirel

Tirana do luajë ndaj Flamurtarit ditën e shtunë, një sfidë e cila vë përballë dy skuadra që kërkojnë pikët e nevojshme për të siguruar mbijetesën.

Në seancën e sotme stërvitore, trajneri Mirel Josa provoi edhe formacionin e mundshëm me të cilin do të startojë takimin kundër vlonjatëve.

Në fakt, 11-shja që pritet të luajë kundër Flamurtarit do të jetë e njëjtë me atë të hedhur nga minuta e parë në derbin kundër Partizanit.

Ndryshimi i vetëm do të jetë Olsi Teqja, i cili deri tani konsiderohet si një mungesë për bardheblutë për shkak dëmtimi.

Merveil edhe kundër Flamurtarit do të luajë në krahun e majtë të sulmit, duke ulur në stol Moise. Një rol në të cilin Merveil zhvilloi një paraqitje shumë pozitive kundër Partizanit.

Ndërkohë që Olsi Teqjan do ta zëvendësojë 17-vjeçari Klisman Cake.

Formacioni i mundshëm i Tiranës kundër Flamurtarit:

I.Lika

Doka Cake Turtulli Hoxhallari

Daja Karabeci Akua

Taku Ede Merveil

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga