
Egnatia - Vllaznia
Vllaznia dhe Egnatia do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur finalen e madhe të titullit kampion të Superiores. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të startojë në orën 20:00.
Një duel i cili pritet të jetë i zjarrtë, pasi Egnatia kërkon titullin e dytë radhazi. Në krahun tjetër, Vllaznia kërkon këtë trofe pas 24 vitesh, madje përflitet për masivitet shkodranësh në stadiumin e kryeqytetit.
Përsa i përket statistikave, bazuar në 21 ndeshjet e fundit, Egnatia është favorite. Kjo për shkak se në këto 21 duele, rrogozhinasit kanë triumfuar 9 herë. 4 herë të tjera ka triumfuar Vllaznia dhe 8 ndeshje kanë përfunduar në barazim.
Poll