Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Të gjithë “sy e veshë” nga “Arena Kombëtare”, Vllaznia dhe Egnatia në fushën e lojës për TITULLIN kampion

Shkruar nga NEWSPORT
Të gjithë “sy e veshë” nga “Arena
Vllaznia - Egnatia

Vllaznia dhe Egnatia do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur finalen e madhe të titullit kampion të Superiores. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të startojë në orën 20:00.

Një duel që pritet të jetë shumë i zjarrtë. Egnatia do të kërkojë titullin e dytë radhazi, për t’u rikonfirmuar si kampione e Shqipërisë. Në krahun tjetër, Vllaznia dëshiron këtë trofe pas 24 vitesh pritje.

Përsa i përket këtij sezoni, rrogozhinasit mbyllën 36 javët e kampionatit në vendin e parë me 57 pikë. Ndërsa shkodranët me 55 pikë e mbyllën sezonin në vendin e dytë.

Egnatia është në finale pasi eliminoi Partizani, ndërsa kuqeblutë likuiduan Dinamon e Ilir Dajës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga