
Tirana do të luajë sot, në orën 14:00 ndaj Tomorrit ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit në Kategorinë e Parë.
Bardheblutë pritet të zbresin në fushë si ndaj Kukësit në çerekfinale. Ekipi ka zhvilluar ditën e djeshme seancën e fundit stërvitore, nga ku trajneri Ze Maria ka menduar dhe për titullarët që do vendosë përballë Tomorrit.
Pak orë para takimit, është zbuluar dhe formacioni i mundshëm, që është si më poshtë.
Formacioni i mundshëm:
Tirana: Lika, Kërçiku, Turtulli, Musa, Hoxhallari, Karabeci, Daja, Maveje, Sentamu, Greca, Ngoo;
Tomorri: Kaloshi, Çaço, Bitri, Daçi, Paja, Mersini, Sharavolli, Koleci, Myzyri, Kopaçi, Buba;
Poll