Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Tirana mund të dalë kampione, Ahmataj fantastik”, Hasani u lë ‘stafetën’ Latifit, Abazajt dhe Patrick: Duhet të udhëheqin ekipin

Shkruar nga NEWSPORT
“Tirana mund të dalë kampione, Ahmataj fantastik”, Hasani

Florent Hasani rikthehet të flasë për ish-skuadrën e tij, Tiranën. Sulmuesi dardan u transferua këtë merkato te Rapid Bucurest për 300 mijë euro duke lënë një boshllëk të madh te bardheblutë. Megjithatë, Hasani beson se 26-herë kampionët e vendit kanë shanset e tyre për të dalë kampion, ndërsa u lë stafetën e golave, Latifit, Abazajt dhe Patrick.

“Problemi i Tiranës është presioni psikologjik, kualiteti është. Emër i madh dhe ka kualitetet që në fund të jetë kampion me këtë formulë të re.

Pasardhësi im te Tirana? Ka shumë lojtar kualitativ në sulm, Latifi, Abazaj dhe Patrick duhet të udhëheqin ekipin në sulm. Është defekt pësimi i golave, nuk është mirë kështu. Titullin e fiton ai që pëson më pak gola. Një ekip si Tirana të pësojë kaq është shumë. Duhet të rregullohet shpejt.

Ahmataj? Trajner fantastik, përkushtohet shumë. U jep vlerë detajve, kam kaluar mirë me të.

Ëndrrat? Shpresoj të jap maksimumin, të bëj më të mirën dhe nga këtu të bëj një hap të rradhës.

Kombëtarja? Nëse vazhdoj me performanca të mirë, besoj se ftesa do të vijë. Është çështje stafi dhe Kosova do të ketë një staf të ri tani. Vendimet i marrin ata,” tha Hasani në Ora Sport.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga