
Teuta do të presë në “Niko Dovana” skuadrën e Tiranës, me bardheblutë që nuk po kalojnë aspak një moment të mirë, teksa pasditen e djeshme është shkarkuar Julian Ahmataj, ndonëse mungon ende zyrtarizimi nga ana e klubit.
Por përveç kësaj te kryeqytetasit do të ketë mungesë për çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, sfidë që startton në orën 17:00. Felip Najdovski, Liridon latifi dhe Deliu pritet të mungojnë. Të 3 lojtarët nuk janë gati për të luajtur në këtë sfidë për shkak të disa shqetësimeve dhe lodhjes muskulore që kanë marrë në ndeshjet e fundit.
Krejt e kundërta ndodh në kampin tjetër. Edi Martini ndaj bardhebluve do të ketë 2 “armë” më shumë. Klejdi Daci dhe Artan Jazxhi që munguan ndaj Kukësit do të jenë të gatshëm për duelin e ditës së sotme. Si sulmuesi ashtu edhe mbrojtësi kanë pika kyçe në formacionin e trajnerit shkodran.
Formacionet e mundshme:
Teuta: Vata, Kruja, Gjini, Jazxhi, Kotobelli, Lloci, Beqja, Arifi, Peposhi, Fili, Daci.
Tirana: Kozi, Mici, Lulaj, Hoxhallari, Përgjoni, Meta, Jonuzi, Lushkja, Abazaj, Haxhiu, Nikqi.