Alban Berisha njihet gjerë nga publiku shqiptar si tifozi më i zjarrtë i Tiranës. Shpeshherë bëhet pjesë e lajmeve me shkrimet e tij në mbështetje të bardhebluve ku nuk i mungojnë as replikat me figura të njohura të sportit shqiptar. Ditën e sotme, pas fitores së kampionëve në fuqi ndaj Egnatias, Berisha komentoi sërish mbi situatën e favorshme drejt titullit kampion. Mirëpo, një replikë e ish-futbollistit të Besës, Gentian Kaja, ka “ndezur” debatin në kuadër miqësor mes të dyve.
“Tirona marshon drejt titullit Kampion! Sot pash nje grup te lidhur me njeri tjetrin, pash qe kjo Tirone e ka ne gen gjakun e paster,gjak Bardh e Blu,gjak Arjan, gjak fisnikesh dhe Kampionesh!
Kam nje falenderim te madh per Pergjonin, ai sot beri gjithshka! Tirona eshte vellazeri e vertet! Nuk edukohen femijet tan duke pare injorancen ne Big Brother! Femijet tane kan cfar mesojn nga shpirti i sakrifices i cdo lojtari te Tirones! ZOTI e bekofte Tironen!”
DEBATI:
Kaja: Une te uroj Alban por qofsh ti qe je qe gezon fitoren e Tirones me Egnatien
Berisha: Ky nuk ishte urim nga ana jote Kaje, urimi jot nuk ka lidhje me mentalitetin tend te dikurshem si futbollist profesionist! Tirona ka fituar dhe kundra ekipeve qe ti ke luajtur! Kundershtari kurre nuk nenvlersohet! Mos e paragjyko gezimin tim! Ti je xhentelmen, dhe me njeh mire!
Kaja: Tirona eshte skuader e mire edhe kampione por ndaj meje ka fituar me leje.
Berisha: Ndaj teje kam fituar dhe me 4 lojtar mangut!
Kaja: Trego daten, nëse do te gezohesh thirr dhe mund Besën