Tirana luajti të enjten kundër Dinamo Batum, ndeshje e vlefshme për turin e parë të Conference League. Kjo sfidë përfundoi me rezultatin 1-1, ndërsa në përballjen e kthimit pritet që bardheblutë të bëjnë maksimumin për të shkuar më tej.
Në “Air Albania” ka pasur prezencë të madhe marketingu. Madje në një foto të publikuar nga gazetari Ervin Baku, shihet Daniel Nikolla, shef i PR-it në një agjenci të njohur jashtë vendit.
Me sa duket për ndeshje ndërkombëtare, 26 herë kampionët e vendit kanë marrë edhe njerëz që janë profesionalisht shumë të aftë për marketing. Marka “Tirana” padyshim është shumë e rëndë dhe për këtë, drejtuesit nuk hezitojnë të huazojnë njerëz të aftë jashtë Shqipërisë për të reklamuar në arenën ndërkombëtare këtë klub me shumë trofe në Shqipëri.
[caption id="attachment_700739" align="alignnone" width="2048"] Nikolla me gazetarin Baku/ ©Credits https://www.facebook.com/ervinpetraq.baku[/caption]