Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tirana luan finalen e parë nga tre që kanë mbetur, tifozët me njoftimin e rëndësishëm

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana luan finalen e parë nga tre që kanë mbetur, tifozët

Kategoria Superiore rikthehet të luajë të dielën për javën e 34-të. Kur ka mbetur edhe 3 javë nga fundi tashmë Superliga Shqiptare është ëshë futur në valën e saj më të nxehtë. Tirana pas barazimit në derbi ndaj Partizanit 1-1, do të udhëtoj drejt Laçit. Bardheblutë aktualisht ndodhen në vendin e parë të renditjes me +2 pikë nga të kuqtë e vendit të dytë.

Një njoftim i rëdësishëm vjen nga tifogrupi i Tiranës Capital Crew, ata do të jenë prezent në transfertën e rradhës. Nëpërmjet një postimi në kanalin e tyre zyrtarë Facebook ata njoftojnë se kampionati është drejt fundit dhe ka pritja e tyre për kampionatin e 30-të po ashtu. Ata tregojnë edhe detajet e organizimit ku ftojnë të gjithë antarët të mos mungojnë.

Postimi i plotë i Capital Crew:

Te dielen ne laç!

Fundi i sezonit po afron,

Edhe pritja jone per te 30 po ashtu!

Te dielen shkojm drrejt laçit per te mbeshtet TIRONEN edhe per me mar fitoren e rradhes.

"CAPITAL CREW 19" grumbullohet ne sheshin e "Xhomllikut" ne oren 13:00 dhe me pas do nisemi drejt laçit!

Ftojm te gjithe antaret te na bashkohen ne kte transfert te rradhes.

Te gjith bashke per TIRONEN KAMPIONE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga