Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tirana "harron" Hasanin, sulmi bardheblu shpërthen pa bomberin

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana "harron" Hasanin, sulmi bardheblu shpërthen pa bomberin

Tirana ka fituar 2 me 3 derbin në stadiumin “Niko Dovana”.  Bardheblutë arritën një përmbysje të çmendur në pjesën e dytë. Deri në minutën e 57’ rezultati ishte 2 me 0 në favorin e Dinamos. Më pas Hoxhallari dhe Deliu barazuar brenda 2 minutave. Për përmbysjen mendoi Latifi me penallti në minutën e 81’.

Kjo fitore e 26 herë kampionëve vjen pas asaj në fundin e dhjetor 0 me 5 kundër Egnatias. Dy fitore radhazi në transfertë që kanë prodhuar 8 gola. Mendohej se pas ikjes së Florent Hasanit, bardheblutë do vuanin në sulm. Rezultatet tregojnë të kundërtën.

Tirana aktualisht mban vendin e tretë, me 3 pikë më pak se Partizani. Egnatia është e shkëputur në vendin e parë, pasi numëron 8 pikë më shumë dhe pse me 1 ndeshje më pak.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga