Xhevahir Sukaj padyshim është një nga lojtarët që ka zënë vend në memorien e tifozëve të Partizanit për kontributin e dhënë në këtë skuadër. Sulmuesi shkodran herë pas here kujton kohën e kaluar në kryeqytet, veçanërisht përballjet me Tiranën. Bardheblutë ishin “gjahu” i preferuar i tij duke i shënuar në disa takime të rëndëishme të Superiores.
Së fundmi, ai është bërë nostalgjik për një ndeshje të luajtur në “Selman Stërmasi”. Ish-lojtari shfaqet mes dy futbollistëve kundërshtarë, përkatësisht Olsi Teqjës dhe Erion Hoxhallarit, duke u dribluar të dy. E pikërisht këtë moment e rikthen për ndjekësit në rrjetet sociale edhe pas 7 vitesh.
[caption id="attachment_670601" align="alignnone" width="731"] Postimi i Sukajt[/caption]