Tomislav Bushiç do të përballet sot ndaj së shkuarës së tij.
Sulmuesi kroat që aktivizohet me Flamurtarin do të jetë kundër Tiranës në "Selman Stërmasi". Bushiç ishte pjesë e bardhebluve në sezonin 2014-2015, por u largua nga 24 herë kampionët e vendit me vetëm 4 gola të shënuar, duke zhgënjyer të gjithë në ambientin e klubit bardheblu.
Sot, Bushiç do ta nisë si titullar dhe pritet të ketë një motiv më shumë për të qenë në maksimumin tij, duke qenë se do të kërkojë të tregojë se vlen dhe se mund t'i bëjë keq Tiranës.
Poll
