Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

Tirana fiton me rezultat të thellë finalen e parë, mposht Vllazninë në "Asllan Rusi"

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana fiton me rezultat të thellë finalen e parë, mposht

Tirana ka mposhtur Vllazninë, në ndeshjen e parë finale, duke marrë avantazhin në serinë përmbyllëse të kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj.

Në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi", bardheblutë e Nikola Milatovic të përkrahur nga publiku i tyre i zjarrtë triumfuan me rezultatin e thellë 98 – 71, duke dominuar skuadrën shkodrane në të gjitha aspektet. Trajneri malazez e filloi takimin me pesëshen Karaj – Hysenagolli – Shima – Johnson – Strazimiri, ndërsa dyshja që drejton Vllazninë Jeronimo Sharin – Bledar Gjecaj i besoi në parket katërshes Freelove, Jackson – Oliver dhe Palmer, me Algert Gjonaj-n si të vetmin basketbollist shqiptar në formacionin titullar.

Natyrisht gjërat pritet të ndryshojnë të mërkurën e ardhshme, pasi ndeshja e dytë do të luhet në Pallatin e Sportit Qazim Dervishi dhe kuptohet qartë që përpara publikut shkodran Vllaznia do të bëj cmos për të barazuar serinë e play off-it.

Kujtojmë që Tirana këtë sezon ka fituar si Kupën ashtu edhe Superkupën.

Tags:

BASKETBALL

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga