Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tirana fiton derbin, Vllaznia dhe Laçi "shkatërrojnë" Teutën dhe Kukësin. 27 gola në katër takime

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana fiton derbin, Vllaznia dhe Laçi "shkatërrojnë"

Janë zhvilluar këtë të diel të gjitha sfidat e javës së 11-të në kampionatin e futbollit të vajzave. Një javë e mbushur me duele mjaft interesante që prodhoi edhe rezultate spektakolare. Në derbin kryeqytetas, mes Tiranës dhe Kinostudios, vajzat bardheblu morën fitoren e parë në këtë fazë të dytë të kampionatit. Ekipi i drejtuar nga Aurora Seranaj triumfoi me rezultatin 6-0 ndaj Kinostudios, me gola të shënuar nga Vishkulli (4) dhe Coka (2). Një fitore që e mban ekipin e Tiranës në vendin e dytë në kampionat.

Ndërkaq, në takimin tjetër të javës, Vllaznia pati një ndeshje të lehtë në letër kundër Teutës. Kampionet në fuqi të vendit mundën me shifrat 13-0 vajzat durrsake në sfidën e zhvilluar ditën e sotme në stadiumin ‘Reshit Rusi’ në Shkodër. Golat në këtë sfidë u shënuan nga: Doçi (6), Vrucaj, Kodra, Franja (2), Gjini (2) e Mustafaj.

Një ndeshje tjetër mjaft interesante e kësaj jave ishte edhe derbi verior ‘Kukësi – Laçi’, me këto të fundit që buzëqeshën në fund, pasi dolën me tre pikë shumë të rëndësishme nga fusha. Laçi triumfoi me shifrat 0-5 në këtë sfidë, teksa fitorja e ngjit tashmë ekipin kurbinas në vendin e 6-të.

Sakaq, në juglindje të vendit u zhvillua edhe sfida e katërt dhe e fundit për këtë javë të 11-të mes Skënderbeut dhe Lushnjes, me korçaret që arritën të siguronin tre pikë nga kjo sfidë, duke triumfuar me rezultatin 2-1. Golat për korçaret u shënuan nga Kullira e Malaveci, ndërsa për lushnjaret realizoi Tashi.

Ndeshja Apolonia – Partizani është shtyrë për shkak të impenjimeve të futbollisteve me ekipet kombëtare dhe do të zhvillohet në një moment tjetër që do të përcaktohet nga Departamenti i Garave në FSHF.

Ndeshjet e javës së njëmbëdhjetë në Kampionatin Kombëtar të Vajzave:

Kinostudio – Tirana        0-6

Vllaznia – Teuta               13-0

Kukësi – KF Laçi               0-5

Skënderbeu – Lushnja    2-1

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga