
Partizani u shpall kampion për herë të 17-të në histori pas fitores së sotme ndaj Teutës ku ngritën trofeun e lavdishëm. Një ditë e paharrueshme në stadiumin e tyre të ri “Arena e Demave”. Gëzimi është mjaft i madh te dashamirësit e kuq dhe urimet nuk kanë sesi të mungojnë.
Është ish-lojtari i tyre Edmond Dosti, i cili njihet për opinionet e tij të shpeshta rreth ekipit, që ka uruar skuadrën me një postim në llogarinë e tij në Facebook.
“Ne jemi kampionët. Tirana eshte Partizani. Shqiperia eshte Partizani. ️Nderi kombit eshte Partizani. Faleminderit çuna, me ju deri ne vdekje PMTP”, shkruan Dosti.
Dosti është prodhim i akademisë së kuqe në vitin 1983 dhe pasi luajti 5 vite si sulmues, u transferua më pas te Laçi ku njihet edhe si legjendë e kurbinasve.