Hyrja e vajzave dhe grave në stadium për Derbin mes Tiranës dhe Dinamos në “Air Albania”, do të jetë falas. Ky njoftim i Tiranës vjen në momentin më të rëndësishëm të sezonit, ku bardheblutë kërkojnë me ngulm pikët për “Final Four”.
Sektorët ku do të jetë hyrja falas janë E, S1 dhe E101 komunikon klubi bardheblu. Ndeshja nis në orën 17:00 dhe dita e diel pritet të afrojë më shumë tifozë së zakonisht.
Kujtojmë se të dyja skuadrat numërojnë pikë të barabarta në renditje, ndërsa ndajnë vendin e pestë dhe gjashtë. Dinamovitët ndërkohë kanë një ndeshje të prapambetur me Teutën.
Poll