“Tik-Tak-Tik-Tak”, Zlatan Ibrahimovic sinjalizon rikthimin e bujshëm te Milani
Shkruar nga NEWSPORT
Zlatan Ibrahimovic ka sinjalizuar një rikthim të bujshëm te Milani me një postim në rrjete sociale. Në faqen e tij në Instagram dhe Facebook, suedezi poston një foto të tijën me mbishkrimin, “Tik-Tak-Tik-Tak”, si shenjë simbolizuese që koha po afron për diçka të pazbuluar ende.
Në Itali është zbuluar se gjiganti ka patur një takim kokë më kokë me presidentin e Milanit, Gerry Cardinale i cili erdhi posaçërisht nga SHBA për të biseduar me Ibrën. Në fotot e kapura pas daljes nga hoteli ku darkuan, Ibrahimovic dukej i buzëqeshur.
Mbetet për t’u zbardhur roli që do të ketë 42-vjeçari në bordin e kuqezinjve, por mediet italiane raportojnë për mundëis si menaxher ekipi, apo edhe role më të larta në vendimmarrje në bordit drejtues.
Një hipotezë mëse reale e raportuar nga mediet italiane, thuhet se Cardinale i ka ofruar Ibrahimovicit, jo thjeshtë një detyrë te Milani, por një përfshirje më të gjerë në kompaninë RedBird që zotëron kuqezinjtë. Zlatan do t’i bashkohej kështu yjeve të tjerë pranë RedBird si LeBron James, Drake e shumë figura të tjera të famshëm.