Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Tijjani Rejinders: Milani mund të fitojë kampionatin dhe Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
Tijjani Rejinders: Milani mund të fitojë kampionatin dhe Champions

Tijjani Reijnders dukej shumë i kënaqur pas fitores së Hollandës përballë Greqisë. Kjo fitore i afron më shumë “tulipanat” me kualifikim në Euro 2024, por në intervistën e dhënë, mesfushori përmendi shumë dhe Milanin.

“U ndjeva mirë menjëherë, atje ishte një gjë e mrekullueshme. Ndihem dhe jam i lumtur që jam lojtar i kuqezinjve. Ne jemi një skuadër me shumë cilësi dhe duam të fitojmë Scudetton”, është shprehur mesfushori hollandez.

Gjithashtu ai u kthye pas në kohë, duke folur për derbin e humbur 5-1 përballë Interit.

“Është e trishtueshme të humbasësh një ndeshje të tillë, por Interi ishte një kundërshtar i shkëlqyer. A mundet Milani të synojë edhe fitimin e Champions League? Ne jemi një ekip shumë i mirë dhe mund t’i bëjmë të dyja”, tha më tej lojtari i Milanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga