
Kosova mbrëmjen e djeshme zhvilloi ndaj Rumanisë sfidën e 3-të në grup të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Përballja mes tye përfundoi 0-0 me ekipet që ndajnë kështu nga një pikë.
Përpos rezultatit një episode mori vëmendjen. Tifozët rumunë që kishin udhëtuar për të parë kombëtaren e tyre në Prishtinë pak para se të përfundonte takimi filluan të thërrisnin në kor “Kosova është Serbi”.
Një situatë e papranushme dhe skandaloze , ku sipas mediave “GSP.ro” kjo ishte arsyeja që ata u tëbuan nga stadiumi.
Madje në “Fadil Vokrri” tifozët nuk nguruan të përplaseshin fizikisht edhe me sigurinë, ndërsa kishin hyrë në stadium edhe me lëndë piroteknike.
Nga këto situata tashmë Federata Rumune e Futbollit rrezikon të dënohet nga UEFA, ndërsa kujtojmë se Rumania nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.