
Amir Rrahmani është një nga lojtarët më të mirë te Kosova. Mbrojtësi aktivizohet me Napolin në Serinë A, por minutat nuk kanë qënë të shumta. Gjithsesi, ai është i kënaqur për aq hapësirë sa i ka dhënë trajneri Gatusso. Në një intervistë për televizionin Dukagjini, lojtari dardan shprehet:
"Jam i kënaqur për hapësirën që më ka dhënë Gattuso. Është gjithmonë e vështirë të përshtatesh me skuadrën e re.
Duhet të jesh i gatshëm ta shfrytëzosh mundësinë kurdo që ajo të jepet. Këto katër pesë javët e fundit më është dhënë mundësia dhe po mundohem ta shfrytëzoj.
Është një ndjenjë e veçantë të luash në stadiumin ku ka luajtur Diego Maradon edhe pse ende nuk e kam përjetuar pasi tifozët ende nuk janë prezentë në stadiume për shkak të pandemisë...Tifozët na kanë munguar shumë edhe për faktin se skuadra si Napoli janë të varur shumë nga tifozët" - tha ai.