
Tanimë është zyrtare, sfida e parë mes Real Madrid dhe Barcelonës këtë sezon do zhvillohet në 16 tetor në orën 16:15. La Liga ka konfirmuar se El Clasico do luhet të dielën në 16 tetor, me skuadrat që e shohin këtë sfidë jo vetëm për pikët.
Fitorja në këtë duel është prestigj, me tifozët që kanë nisur të rregullojnë agjendën për të qenë të pranishëm. Pritet që për ndeshjen të shiten të gjitha biletat në pak kohë.
Pas javës së gjashtë, Real kryeson La Liga me 18 pikë të plota, ndjekur nga Barça me 16 pikë.
Poll