Paulo Dybala u sulmua në rrjete sociale pas ndeshjes Roma – Juventus ku kryeqytetasit fituan 1-0 ndaj bardhezinjve. Sytë ishin te argjentinasi që vinte si një ish në këtë sfidë. Fantazisti festoi me skuadrën golin e fitores dhe kjo nuk u ka pëlqyer ish-tifozëve të tij te Juventusi.
“E di që është e vështirë për ju por edhe për mua është e vështirë por sot unë luaj për një skuadër tjetër dhe me shokë skuadre të tjerë të cilët duhet t’i respektoj. Fitorja nuk ëhstë kurrë e lehtë dhe ishte e rëndësishme për ne.
Respekti do të jetë gjithmonë mes nesh, mos lini mediat sociale t’ju mashtrojnë. Unë nuk shënova gol dhe nuk sulmova askënd. Thjeshtë festova me shokët e mi fitoren. Ndjesë nëse e shihni në këtë mënyrë. Ju dërgoj një përqafim të madh. Ju dua!”- shkruan Dybala në rrjete sociale.