Situata që po kalon Luftëtari, ka lënë shije të hidhur tek tifozët, konkretisht tek ultrasit "Shqiponjat Bluzi". Këta të fundit përmes një reagimi në faqen zyrtare në facebook i kërkojnë drejtorit teknik, Vangjel Tsiavos, reagim nga ana e klubit gjirokastrit. Sipas tyre afrimet e bujshme kanë rezultuar "skarco" dhe theksojnë se janë kandidatët numër një për të rënë nga kategoria.
"Zoti.Vangjel tsiavos
Drejtor teknik i Ks Luftetari Gjirokaster
Jemi shume te indinjuar ne lidhje me ecurine e ekipit tone.Ne takimin qe patem me ju na u shfaq nje projekt qe na pelqeu. Na u paraqit nje Luftetar me i forte se ai i vjetshmi por qe ne te vertet eshte pretendenti numer nje per te rene nga kategoria, gje e cila nuk u ve per asnje moment ne diskutim vitin e shkuar. Kerkojme nga ju shpjegime per situaten ne te cilen ndodhemi.
Na shpjego pak CFARE JANE KETO BLERJE???
Kush jane keta futbolliste anonime (perver Toledo lojtari me i mire ne keto jave ) ??!Ku i gjetet??? Keni pergjegjesi te plote per merkaton e ekipit por qe asnj nuk meriton emrin futbolliste,,
Ku eshte Vasil Shkurtaj blerja e bujshme e Luftetarit??
Zoteri kemi nje thirrje per ju: na lini te qete mos na
mbushni me shpresa te kota ,merni persiper situaten,
ps sa per tifozet ultras cfare ndodhi ???
Presim. nje pergjigje nga ana juaj
Shqiponjat Bluzi 2011", shkruajnë ultrasit e Luftëtarit në faqen zyrtare në facebook.
Kujtojmë që Luftëtari ndodhet në vendin e tetë me vetëm 5 pikë të grumbulluara në 6 javë të Superiores.
