Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Tifozët e kuq harrojnë konfliktin me “këshilltarin Starova”, dashurohen me “trajnerin Starova”

Shkruar nga NEWSPORT

Nuk është shumë e largët koha kur tifozët e Partizanit kontestuan ashpër Sulejman Starovën në momentet kur ekipi i kuq e nisi këtë sezon me rezultate të dobëta nën drejtimin e Adolfo Sormanit.

Sipas fansave të kuq, Starova, para 3 muajsh në rolin e këshilltarit të presidentit Demi, ishte fajtor për gjendjen e skuadrës, sepse akuzohej nga fansat se kishte sjellë në ekip trajnerin Sormani dhe kishte larguar disa prej lojtarëve më të rëndësishëm të sezonit të kaluar, mes tyre edhe brazilianin Felipe Gomez.

Kontestime të hapura në stadium, sidomos në “Niko Dovana” në sfidën kundër Teutës në fazën e parë, por edhe fushata që tifozët e Partizanit nisën në rrjetet sociale kundër Starovës.

Gjithsesi, situata sot ka ndryshuar dhe me të drejtë. Starova ka fituar edhe një herë zemrat e tifozëve të kuq, sidomos pas fitores së sotme kundër Skënderbeut në Korçë dhe faktit që Partizani tashmë gjendet vetëm një pikë larg Kukësit të vendit të parë.

Sukseset e Starovës, sigurisht që i kanë dhënë të drejtë trajnerit të Partizanit, ndërsa fansat e kuq tashmë kanë harruar konfliktin me “këshilltarin” dhe kanë shfaqur hapur simpatinë e tyre për Starovën në rolin e trajnerit.

Një gjë e tillë u vu re sot pas ndeshjes kundër Skënderbeut, ku fansat e kuq zbritën trajnerin e tyre nga autobusi i skuadrës, i dhuruan shallin e ekipit dhe kënduan së bashku me të.

[caption id="attachment_67409" align="alignnone" width="530"]starrovaa Tifozet e Partizanit duke zbritur nga autobusi Staroven per ta pershendetur pas fitores ndaj Skenderbeut[/caption]

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga