
Për herë të parë në historinë e derbit të kryeqytetit, Partizani – Tirana do të luhet në Elbasan. Një mundësi mjaft e mirë për qytetin dhe sportdashësit verdheblu për të shijuar një 90-minutësh spektakolar si në fushë po ashtu edhe për atmosferën që ofrojnë tifozët.
Por me cilën skuadër do të bëjnë tifo në Elbasan?! E sigurtë është që për Tiranën jo. Dhjetë vite më parë Elbasani dhe Tirana ishin rivalë të betuar në garën 2-vjeçare për titull, rivalitet i cili vazhdoi edhe në vitet e maspasme kur verdheblutë nuk ishin më në nivelet për të kërkuar trofe.
Tifozët verdheblu vijojnë të kenë një antipati të madhe për Tiranën dhe pritet që të vendosen të dielën në sektorët e kuq.
Poll