
Tifozët e Elbasanit kanë reaguar ashpër në rrjetet sociale për sjelljen e policisë së shtetit ndaj tyre. Përmes një postimi në kanalin zyrtar, ata tregojnë se janë hasur me dhunën fizike të uniformave blu.
Ultrasit verdheblu bëjnë thirrje që policia të largohet nga shkallët e tribunës pasi nxisin provokime dhe dhunë në dëm të tyre. Në kanalin zyrtar në facebook shkruhej:
“PRONONCIM PER MEDIAT!
Ditën e dielë, dt. 09.10.2022, në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” Pogradec jemi hasur me dhunën fizike nga policia e Pogradecit.
- Përpos ofendimeve nga tifozeria kundërshtare dhe gjesteve provokative të lojtarëve të ekipit te Pogradecit, ndaj trajnerit tonë Gentian Stojku fillon një lumë sharjesh nga tribuna kryesore.
- Ne, të indinjuar reagojmë duke nisur të ofendojmë dhe në atë moment ndërhyjnë forcat e rendit dhe shqiponja duke goditur djemtë tanë me shkopinj gome.
- Në asnjë stadium në botë nuk ka prezencë policie brenda sektorit të tifozerisë dhe sidomos të reagojë në atë mënyrë. Prania e tyre në perimetrin tonë solli agravim të situatës ndërkohë ne kërkonim largimin e tyre. Në rast të prishjes së rendit forcat e policisë rrjeshtohen nga pjesa e jashtme e rrethimit dhe kjo vetëm në raste kur sigurimi privat apo bashkiak nuk ja arrin të përballojë situatën.
- Për shkak të menaxhimit të dobët, amatoresk dhe aspak profesional të ekipit Pogradeci sot ndodhen dy prej anëtarve tanë në qelitë e komisariatit Korçë.
LIRI PËR ULTRASIT !
*në koment keni foton e efektivit me shkopin e gomës”.