
Ende nuk është hapur merkato e verës, megjithatë te Inter duken se kanë nisur nga puna për të përforcuar skuadrën. Zërat që kanë qarkulluar ditët e fundit, ku thuhej se lojtari i Juventus Kwadwo Asamoah do t'i bashkohet zikaltërve, duket se po rezultojnë të sakta.
Sot, "La Gazzetta Dello Sport" raporton se ganezi ka gjetur shtëpi në Milano. Ende nuk ka asgjë zyrtare nga klubi i Interit, por gjasat janë që marrëveshja të konkretizohet ditët e ardhshme.
Poll