Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Thomas Muller nuk "braktis" Gjermaninë: E vendos trajneri, unë jam në dispozicion nëse ka nevojë

Shkruar nga NEWSPORT
Thomas Muller nuk "braktis" Gjermaninë: E vendos trajneri,

Pas dështimit në Botërorin e Katarit, ku Gjermania nuk arriti të kalojë fazën e grupeve, shumë lojtar u vunë në pikëpyetje për shërbimet e tyre për Kombëtaren. Një ndër ta është edhe Thomas Muller, i cili flitej për një pensionim nga Panzerat.

Mirëpo, 33-vjeçari e ka bërë të ditur vetë se do të vazhdojë të jetë në dispozicion, në një konferencë për shtyp të fazës përgatitore të Bayernit që po mbahet pikërisht në Katar.

“Pas ndeshjes kundër Kosta Rikës ishte emocionuese, pak e trishtueshme. Mendova për një kohë të gjatë, kam shkëmbyer biseda e mendime me trajnerin Flick. Për sa kohë të jem një lojtar profesionist, do të jem në dispozicion të Kombëtares time. Trajneri do të vendosë si dhe kur, jam shumë i qetë dhe nëse ka nevojë për mua, do të jem aty.”-deklaroi mesfushori.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga