Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Mustafi rrëfehet për "The Sun": Krenar që jam shqiptar dhe mysliman

Shkruar nga NEWSPORT

Mbrojtësi i lindur në Gjermani, 24 vjeç por me prindër shqiptarë, ishte i mërzitur me incidentin dhe refuzoi të flasë në media derisa ajo foto të hiqej nga qarkullimi. Kështu konstaton “The Sun” prestigjiozja britanike që ka bërë një profil për futbollistin.

Për Mustafin, që falet pesë herë në ditë, besimi i tij te Allahu që është i pamposhtur.

Ai i tha gazetës gjermane Sport Bild: Të jesh Mysliman, është shumë e rëndësishme për mua, më e rëndësishme sesa çdo gjë tjetër. Edhe pse disa herë kur udhëtoj është e vështirë për mua që të lutem gjithmonë atëherë kur unë dua”.

[caption id="attachment_42207" align="alignleft" width="193"]Shkodran Mustafi Deutschland Germany mit Weltcup , Weltpokal , "WM Pokal" , Weltmeisterschaftspokal , Rückkehr der Deutschen Fussball Nationalmannschaft nach dem Titelgewinn Weltmeister nach Deutschland Berlin . Die Spieler feiern auf der Berliner Fanmeile mit den Fans Fussball Weltmeisterschaft 2014 in Brasilien FIFA Football Wolrd cup 2014 Brazil (Photo by sampics/Corbis via Getty Images) Shkodran Mustafi Deutschland Germany mit Weltcup , Weltpokal [/caption]

“Europiani ishte gjithashtu një problem, sepse ndodhi në mes të muajit të Ramazanit, dhe nuk ishte e mundur që të limitohesha në ushqim apo në lëngjet që merrja. Por si një atlet, unë e di se nuk kisha zgjidhje në këtë rast. Kam studiuar Kuranin në mënyrë intensive, por gjithashtu kam studiuar edhe besimet e tjera fetare. Por janë pikërisht te Kurani, profetët që janë afër meje – dhe aty dhe në xhami kur unë shkoj të lutem. Religjioni im do të thotë shumë për mua dhe për karrierën time. Më ndihmon shumë”.

[caption id="attachment_42206" align="alignleft" width="300"]Arsenal's Shkodran Mustafi fights for the ball with Chelsea's Diego Costa, right, during the English Premier League soccer match between Arsenal and Chelsea at the Emirates Stadium in London, Saturday, Sept. 24, 2016. (AP Photo/Matt Dunham) Arsenal's Shkodran Mustafi fights for the ball with Chelsea's Diego Costa[/caption]

“Në fund të të gjithave jam një person si çdokush tjetër në këtë botë që duan të shkojnë në parajsë. Ky është qëllimi im kryesor”

Këndvështrimi i tij i fortë është të shohë veten si shqiptar – edhe pse ka lindur dhe është rritur në një qytet gjerman në Bad Hersfeld dhe ka luajtur për kombëtaren gjermane.

Prindërit e tij lëvizën në Gjermani nga Maqedonia, qyteti i Gostivarit. Mbrojtësi që kaloi dy vjet me Sampdorian pasi iku nga Goodison Park në janar 2012 shton: nuk ka pasur asnjëherë pikëpyetje nëse do të luaja apo jo për Gjermaninë. Por në termat e familjes, unë jam shqiptar dhe Gostivari është me 80 përqind shqiptarë. Unë madje as nuk e flas gjuhën maqedonase. Në flasim shqip në shtëpi, mami im gjithmonë gatuan ushqim shqiptar. Jam i lumtur me besimin tim fetar, me identitetin tim”, thotë Mustafi.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga