
Teuta para pak ditësh njoftoi se do të fillonte fazën përgatitore në qytetin e Durrësit më 4 korrik. Pas kësaj 8 ditë më vonë ata do të udhëtojnë drejtë Bullgarisë për ta vijuar atje fazën përgatitore deri më 31 korrik.
Por kur na ndajnë edhe 2 ditë nga fillimi i punës për sezonin e ardhshëm në Durrës janë duke festuar. Për të sjellë festë në kamp ka menduar trajneri i portierëve, Bledian Rizvani. Sot ai mbush 38 vjeç.
Ka qenë vetë klubi që e ka uruar nëpërmjet një postimi në kanalin zyrtar në Facebook. Kujtojmë që Rizvani është ka qenë një produkt i akademisë së Teutës me të cilët u aktivizua për plot 13 vite. Më pas ai vazhdoi karrieren tek Bylisi për 6 muaj për tu transferuar tek Erzeni.
Por edhe tek këta të fundit Aventura e tij zgjati një vit. Më pas në vitin 2018 ai i dha fund futbollit të luajtur për tu bashkuar Bledi Shkëmbit tek Teuta. Ky i fundit asokohe u emërua trajner i ekipit të parë.