Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Teuta me hap kampioni, djemtë e Edi Martinit besojnë në ‘Final Four’

Shkruar nga NEWSPORT
Teuta me hap kampioni, djemtë e Edi Martinit besojnë në

Teuta që po shohim tani është totalisht një ekip ‘tjetër’ nga gjysma e parë e sezonit. Durrsakët dukeshin drejt rënies duke u renditur në vendet e fundit të klasifikimit. Por, që nga muaji shkurt bregdetarët janë transformuar komplet.

Në 10 ndeshjet e fundit në kampionat, Teuta numëron plot 5 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje duke grumbulluar 18 pikë, 2 më shumë se 20 ndeshjet e para së bashku. Vetëm Vllaznia ka bërë më mirë duke grumbulluar 21 pikë.

Një ecuri me hapa kampioni, por me sezonin drejt përfundimit mund të mjaftohen edhe me sigurimin e Superiores. Një ndeshje të prapambetur me Dinamon e cila nëse fitohet mund t’i bëjë dursakët pretendent serioz për Final Four duke qenë se shkojnë në 37 pikë, 2 më pak se Tirana e Dinamo dhe 3 nga Skënderbeu i vendit të 4-të.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga