
Teuta do të luajë sot në “Niko Dovana” ndeshjen e parë të raundit të parë eliminator kundër kazakistanasve të Kairat Almaty. Ndeshje me një kundërshtar që nuk ka emër të madh në arenën e futbollit ndërkombëtar, por që ka një buxhet madhor. Megjithatë, në Durrës kanë besim se Teuta do të marrë rezultat pozitiv.
Sa i përket sektorëve dhe çmimeve të biletave, në stadiumin “Niko Dovana” nuk do të shfrytëzohen të gjitha tribunat. Saktësisht, afro 40% e stadiumit do të vihet në punë, pasi tribunat pas portave dhe ajo përballë nuk kanë stola. Ndaj tifozët do të kenë mundësi të rrinë në tribunën qëndrore dhe ato anësore për të ndjekur takimin.
Sa i përket biletës, edhe pse vendet janë të limituara, ajo do të kushtojë vetëm 500 lekë të reja. Klubi durrsak nuk ka menduar të abuzojë me çmimin, pasi dëshiron që tifozët ta shohin këtë takim.