Teuta e nis vitin me festë, Edi Martini gëzon durrsakët
Shkruar nga NEWSPORT
Edi Martini ka sjellë festë në familjen e Teutës. Trajneri shkodran feston sot datëlindjen dhe për këtë te Teuta janë kujdesur që ta kujtojnë në mënyrë festive.
"Gëzuar ditëlindjen, festofsh edhe 100 të tjera", shkruan klubi durrsak në rrjetet sociale. Edi Martini është dhe trajneri që çoi titullin kampion në Durrës gjatë vitit 2021.
Kujtojmë se Teuta ndodhet në vendin e fundit këtë sezon. Martini u rikthye në krye të stolit për të kaluar gjendjen e keqe.