Teuta do të luajë nesër kundër Pejës, ndeshje e vlefshme për javën e 8-të të ligës mbarëkombëtare.
Skuadra durrsake do të përballet me ekipin kosovar. Përmes një postimi në faqen zyrtare, Teuta në basketboll për meshkuj bën me dije:
“Ditën e nesërme, luajmë ndeshjen e javës së 8 të ligës mbarëkombëtare. Djemtë tanë do të udhëtojnë drejt Pejës për t’u përballur me vendasit në orën 17:00. I urojmë djemve suksese! Ndeshja e radhës. Para Teuta”, përfundohej në njoftimin për mediet.

Poll