Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Teuta bën gati përforcimet, faza përgatitore sërish jashtë

Shkruar nga NEWSPORT

Durrsakët janë eliminuar nga Europa League pas humbjes së thellë 5-0 të shkaktuar nga Kairat Almati në Kazakistan. Të besuarit e trajnerit Julian Ahmataj nuk kanë mundur që të kalojnë këtë raund, ndërsa ka qenë e vështirë kjo garë. Tashmë ndodhen përpara faktit të kryer dhe po mendojnë për kampionatin.

[caption id="attachment_9659" align="alignleft" width="300"]Teuta gjatë fazës përgatitore në Austri Teuta gjatë fazës përgatitore në Austri[/caption]

Teuta do të bëjë disa ditë pushime, ndërsa do t'iu kthehen përgatitjeve në fund të këtij muaji. Afro 3 javë pushime do të kenë "Djemtë e Detit", ndërsa do të organizohen për ndeshjet e kampionatit. Te durrsakët pritet që të ketë përforcime, ku kryesisht sulmi dhe mbrojtja do të kenë lojtarë shtesë.

Mësohet se janë lojtarë që kanë luajtur në ekipet më në zë të shteteve fqinjë pritet që të bashkohen me Teutën. Por, drejtuesit nuk do të pranojnë futbollistë pa provë, ndaj ata do të shfrytëzojnë fazën përgatitore që do të zhvillohet në Bullgari.

Edhe një vit më parë ekipi i presidentit Edmond Hysenbelliu e zhvilloi fazën përgatitore në Bullgari. Vend që duket se iu ka lënë mbresa, ndaj edhe në prag të sezonit të ri futbollistik ata do të zhvendosen në këtë shtet për të bërë përgatitjet e fundit. Durrsakët fazën përgatitore para ndeshjeve të Europa League e zhvilluan në Austri.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga