PSG do të humbasë për pjesën e mbetur të sezonit, yllin e ekipit, Presnel Kimbembe. Qendërmbrojtësi francez pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e mbrëmshme përballë Marseille duke dalë nga fusha e lojës në minutën e 16-të.
Pas ekzaminimeve mjekësore, u zbulua një shkëputje e tendinës së akilit që do ta detyrojë mbrojtësin të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale dhe në këtë mënyrë nuk do të jetë i gatshëm për ekipin deri në fund të sezonit.
Një mungesë shumë e rëndësishme për francezët me Kimbemben që është një titullar fiks përkrah kapitenit Marquinhos dhe Sergio Ramos.