Tirana është skuadra e vetme e Superiores që arriti të kualifikohej në raundin tjetër të kupave të Europës. Bardheblutë mposhtën Dinamo Batumin në Gjeorgji me rezultatin 1-2 duke siguruar kështu kualifikimin në raundit e dytë të Conference League. Përballë do të gjejnë një kundërshtarë shumë të fortë si Besiktas.
Festa ishte e madhe në Batumi Stadium, sidomos pas golit të dytë të Ardit Deliut ku lojtarët bardheblu, stafi i ekipit e ato pak tifozë të pranishëm shpërthyën nga gëzimi duke festuar së bashku. Por, vetëm njëri u ‘detyrua’ të festonte ‘i vetëm’.
Florjan Përgjoni, teksa po shkonte drejt grupit të lotjarëve që po festonin në pankinë, u ndal nga drejtori Tefik Osmani në vijën e fushës. Kjo e gjitha për shkak të rregullave të FIFA-s. Nëse të gjithë lojtarët janë jashtë gjysmëfushës kundërshtarë, ateherë Dinamo Batumi mund të niste lojën dhe porta e Tiranës do të mbetej e boshatisur.
[caption id="attachment_701179" align="alignnone" width="582"] Tefik Osmani dhe Florian Pergjoni, ©KF Tirana[/caption]
Pra, e gjitha thjeshtë çështje burokratike e asgjë më shumë pasi festa bardheblu vijon akoma edhe në kthimin e skuadrës në Tiranë dhe Përgjoni sigurisht është një protagonist në këtë mes.