US Open ka ndërmarr një sërë masash pas rasteve të shumta me Covid-19. Novak Djokovic nuk do të jetë në gjendje të luajë në turne muajin e ardhshëm nëse nuk është vaksinuar. Një deklaratë e lëshuar të mërkurën, US Open tha: “megjithëse nuk ka një dokument faktues të vaksinimit, do të respektojëme vendimin e qeverisë amerikane në lidhje me udhëtimin në vend për shtetasit jo-amerikan të pavaksinuar”.
Qeveria e SHBA kërkon që të vaksinohen plotësisht kundër Covid-it individët që duan të hyjnë në kufirin amerikan. Djokovic i cili është shprehur vazhdimisht se nuk preferon të bëjë vaksinën, nuk do të lejohet të shkelë në vend. Gjë kjo që nënkupton një mundësi mospjesëmarrje në turneun e US Open.
“Sipas Librit të Rregullave të Grand Slam-it, të gjithë lojtarët e kualifikuar futen automatikisht në fushat kryesore të shortit për meshkuj dhe femra, bazuar në renditjen 42 ditë përpara të hënës së parë të eventit”, thuhet në deklaratën e US Open.
“US Open nuk ka një rregull të veçantë vaksinimi për lojtarët, por do të respektojë urdhërin e qeverisë amerikane në lidhje me hyrjen në vend për qytetarët e pavaksinuar jo-amerikanë”.
