Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

TENIS

TENIS/ Vajzat e Kombëtares dalin me kokën lart nga Kupa e Botës, fitore minimale e Azerbajxhanit

Shkruar nga NEWSPORT

Nuk ka shkuar gjithçka mirë për Kombëtaren Shqiptare të tenisit për vajza, në Vilnius, kryeqytetin e Lituanisë. Në garën e parë në një nivel si Kupa e Botës "Billie Jean King Cup 2021", janë mundur nga Azerbajxhani.

Rezultati final ishte 1-2 në favor të rivalëve tanë, ku fillimisht fituam 7-5. Vajzat nga Azerbajxhani do përmbysnin gjithçka, fillimisht me triumfin 1-6, e më pas me atë 6-7.Gresi Bajri dhe Juna Dani bënë paraqitje dinjitoze, ku me pak më shumë fat, mund të kishin qënë ato që do vijonin aventurën. Gjithsesi, ishte thjeshtë një debutim dhe synohet që herën tjetër, të arrihen suksese.

Postimi i Federatës Shqiptare të Tenisit:

Ekipi kombëtar i vajzave ka mbyllur aventurën e parë në Kupën e Botës "Billie Jean King Cup 2021" në tenis për vajza teksa nuk ka arritur të triumfojë ndaj ekipit të vajzave të Azerbajxhanit.Ekipi ynë fitoi përballjen e parë teksa Kristal DULE triumfoi pastër 6:2, 6:2 ndaj Zuleykha SAFAROVA.Në ndeshjen e dytë, Gresi BAJRI u mund nga Umayra HASHIMOVA me rezultatin 3:6, 4:6.Ndeshja e dyshes së vajzave tona, Gresi BAJRI dhe Juna DANI u luajt deri në fund teksa vajzat tona humbën dy herë #MatchPoint ndaj dyshes azere Zuleykha SAFAROVA, Umayra HASHIMOVA. Rezultati final 7:5, 1:6, 6:7 (7) bëri që ekipi ynë të humbte edhe këtë përballje me rezultatin 1:2.Evenimenti në Vilnius ishte paraqitja e parë e vajzave tona në një garë të tillë dhe pavarësisht arritjes dhe gjërave të bëra mirë, duhet vlerësuar edhe si një përvojë për të bërë edhe më mirë.#BillieJeanKingCup#fedcup#albanian#NationalTeam#kuqezi

Tags:

TENIS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga