
Super ndeshje ka dhuruar dita e djeshme në turneun e Monte
Carlos në Monako. Rafael Nadal, me një super paraqitje ka arritur pas një ore të
mposhtë bullgarin Dimitrov 2-0 me sete. Nadal dhuroi spektakël përballë 7 mijë
fansave të pranishëm dhe sot do të luajë kundër argjentinasit Pella.
Në përballjet e tjera, italiani Fabio Fognini arriti që të bënte një lojë shumë
të fortë kundër gjermanit numër 3 në botë, Zverev duke fituar 2-0 në sete.
Austriaku Thiek dhuroi surprizën e mbrëmshme duke u mundur nga serbi Lajoviç. Presim emocione të tjera në takimet e sotme.
Poll