
Rafael Nadal i ka marrë më shumë se seriozisht përgatitjet për Wimbeldone. Spanjolli gjendët tashmë në Londër ku do të përgatitet përpara fillimit të këtij kompeticioni. Ai do të marrë pjesë në turneun BNP Paribas Tennis Classic. Të mërkurën ai do të ndeshet me Maren Cilic kurse të premten me Lucas Pouille.
Kujtojmë se ish- numri një i botës në turneun më të rëndësishëm që bëhet në sipërafaqe bari do të jetë numri 3, pasi numri 2 do të jetë zviceriani i mirënjohur, Roger Federer. Data 1 korrik shënon fillimin e një prej katër Grand Slame-ve dhe mbërritja e 33-vjeçarit që sot në Angli tregon që synimet e tij janë shumë të qarta.
Poll