Numri një i botës në tenisin e femrave, Ashleeigh Barty është elminuar nga turneu i Wimbledon në raundin e katërt pasi ka humbur ndaj amerikanes Alison Riske. Numri 55 i botës trimfuoi ndaj australines në një ndeshje që zgjati 3 sete, ku ajo fitoi 2 me 1 (3-6 6-2 6-3), duke kaluar kështu në çerekfinale. Kampionia e French Open që deri me tani nuk kishte humbur asnjë set, humbi dy vendimtarët sot. Riske ne raundin tjeter do të perballet me Serena Williams, 7 herë fituese e kompeticionit.
“Të kaloj në çerekfinale është e mahnitshme, por më e rëndësishme për mua është mënyra si kam luftuar. Në fushë me bar unë jap më të mirën time. Jam shpresëplotë se do të ndodhë kështu dhe në terrene të tjera une e dashuroj të qenurit në Wmbledon. I thashë të fejuarit tim, nuk dua që Wimbledon të mbarojë”, u shpreh ajo pas fitores.