
Edon Zhegrova është padyshim një nga lojtarët më të talentuar shqiptar. Sulmuesi që luan për përfaqësuesen e Kosovës dhe në Francë tek Lille cilësohet pikë kyçe në repartin e sulmit, sidomos tek ekipi francez.
Por së fundmi, Zhegrova i ka treguar haptazi ‘krisjet’ që ka patur me Federatën e Futbollit të Kosovës. Ai doli me një deklaratë në profilin e tij në Instagram duke thënë se e kanë kërcënuar me fjalët, “Më thanë që nëse nuk vjen ketë ndeshje, harroji edhe ndeshjet tjera”.
Disa e ‘gozhduan’, por disa i dolën në mbrojtje. Një nga këta të fundit është edhe gazetari i njohur, Berat Buzhala. Buzhala me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare i ka dalë në krah futbollistit duke e cilësuar si një nga lojtarët shqiptarë më të formë në momentit. Madje ai shton se Kosova nuk e ka vlerësuar mjaftueshëm duke e quajtur veprimin e fundit 'skandaloz' për ndeshjet e fundit që Zhegrova nuk u ftua.
“Edon Zhegrova eshte futbollsti shqiptar ne formen me te mire sportive. Eshte duke shkelqy ne Lille. Mbrame ne derbin francez, ne ndeshjen kunder PSG'se, ishte i vleresuar me noten 8, note te cilen e kishin vec edhe dy lojtare te tjere.
E mbaj ne mend kur m'ka pas thane Vokrri per Edonin qe eshte talenti ma i madh shqiptar. E krahasojke me Messin. Edoni nuk eshte karakter shume i lehte per me u menaxhu, ama te tille e kane karakterin personat qe lindin me dhunti te posçme.
Rritja e tij sportive ne Lille ishte graduale, por po i shpaguhet. Ne fillim te sezonit ishte rezervist. Inkuadrohej ne pjesen e dyte, ose kur kishte te lenduar. Dy tri performanca briliante, kur erdhi nga banka rezerve, ia siguruan vendin e startuesit.
Driblimet, pasimet dhe golat nuk i munguan. Krejtesisht unik.
Fatkeqesisht ne kombetaren e Kosoves, deri tash, nuk kane dite me e vleresu mjaftueshem. Pastaj kjo ne ndeshjet e fundit ishte krejtesisht skandaloze. "Per inati" vendosen mos me e ftu ne ndeshjet e fundit”, shkruan Berat Buzhala.