Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Tek Interi ndihem më i rëndësishëm se te Milani”, Calhanoglu: Tifozët kuqezi më përmendin Scudetton? Duroni, do ta shohim

Shkruar nga NEWSPORT
“Tek Interi ndihem më i rëndësishëm se te

Transferimi i Hakan Calhanoglu nga Milani tek rivalët e Interit në verën e 2021-shit është cilësuar nga tifozët kuqezi si një ‘tradhti’. Mesfushori turk zgjodhi që të vazhdonte karrierën tek zikaltërit, duke u larguar si transfer i lirë nga Milani.

Pikërisht për këtë temë, turku ka folur në një intervistë të dhënë për “SportMediaSet”. Ai thotë që nuk ishin kushtet ekonomike çështja e largimit, por tek Interi ndihet më i rëndësishëm.

“Të gjithë mendojnë se unë u largova nga Milani tek Interi për çështje ekonomike, por paratë nuk janë gjithmonë gjithçka. Këtu tek Interi unë ndihem më i rëndësishem dhe kjo është ajo që dua. Tifozët kuqezi thonë që nuk kam bërë zgjedhjen e duhur për shkak të Scudettos të humbur në vitin 2022? I uroj atyre më të mira, por duroni, do ta shohim”, është shprehur Calhanoglu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga