
Para ndeshjes mes Kamzës dhe Skënderbeut, ka folur për mediat dhe lojtari i Skënderbeut, Tefik Osmani.
Korçari për ''Supersport'' i'u rikthye sfidës së Europa Leagues dhe tha se në rastin e golit të dytë në ndeshjen kundër Dinamos së Kievit, ai gaboi dhe po ta kthente kohën mbrapa, nuk do ta vononte topin.
I pyetur dhe për mungesën e Plakut, Osmani tha se më mirë që sulmuesi mungon, pasi po të luante do t'i prishte punë Skënderbeut.
''E kemi nisur mirë ndeshjen e parë, sot është një ndeshje tjetër e vështirë dhe mendoj se do të kemi një rezultat të mirë.
Po ta përsërisja ndeshjen me Dinamon e Kievit, nuk do e vonoja topin aq shumë në rastin e golit të dytë, por ishte dhe meritë e kundërshtarit.
Dihen meritat e Plakut, më mirë që mungon sot.
Objektivi i vetëm është fitorja, nuk kemi rezultat tjetër'', përfundoi lojtari.
Osmani foli dhe për dëmtimitn e tij dhe tha se në orën 18:00 të ditës së sotme, ai do të marrë përgjigjen e rezonancës që ka kryer më herët gjatë ditës.