Ferhan Hasani ishte një nga lojtarët që u afrua me shumë bujë te Partizani. Klubi i kuq e priti me ceremoni duke bërë edhe prezantim të veçantë në një nga hotelet e njohura në kryeqytet. Megjithatë eksperienca dhe cilësitë e tij nuk ishin në nivelin që të gjithë prisnin. Asokohe Ilir Daja nuk e preferoi si titullar duke e lënë në stol.
Së fundmi, Ferhan Hasani ka bërë tjetër lëvizje në karrierën e tij. Ai ka firmosur në Danimarkë me skuadrën e Helsinborg që militon në Divizionin e Parë. Edhe pse në moshën 32-vjeçare, klubi danez i ka besuar eksperiencës së tij për sezonin e ri.
Kujtojmë që në këtë edicion futbollistik, Hasani ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës. U aktivizua në 25 ndeshje, ku shënoi 2 gola dhe dha 4 asiste. Ndërkohë ka arritur të lërë gjurmë dhe në Kupat e Europës duke realizuar 2 gola dhe 2 asiste. Tashmë është radha e tij të tregojë cilësitë në ligat inferiore të Danimarkës.
[caption id="attachment_695179" align="alignnone" width="819"] Prezantimi i Ferhan Hasanit[/caption]