
Lazio ka një çështje për të zgjidhur, quhet Luis Alberto. Lojtari 29 vjeçar me origjinë spanjolle ka shkaktuar disa probleme tek Lazio. Alberto nuk dëshiron të jetë pjesë e Lazio dhe si për rrjedhojë ekipi kryeqytetas është e detyruar ta transferojë në një ekip, për të mos e humbur me parametra zero.
Sevilla është e interesuar për mesfushorin ku sipas raportimeve bëhet me dije një ofertë rreth 16 milionë euro. Presidenti i Lazio Claudio Lotito kërkon që të përfitojë nga lojtari shumën e 23 milionë eurove pasi 30% e kësaj shume do t’i kalojë Liverpool sipas kontratës së Alberto.
Poll