
Te Kukësi duket se është rikthyer gjendja e pakënaqësisë dhe zhurma pas eleminimit që Laçi i bëri ditën e djeshme skuadrës së drejtuar nga Peter Pacult, pas barazimit 1-1. Sigurisht, tejet i mërzitur ka mbetur edhe presidenti i klubit, Safet Gjici i cili nuk ka nguruar për të dhënë ultimatumin e fundit.
Pas atij elemenimi, Gjici ka kërkuar 9 pikë të plota në kampionat në tre ndeshje e ardhshme, në këtë mënyrë kampionat do të mund të "blindonin" vendin e dytë në tabelën e klasifkimit.
Në të kundërt, "numri 1" i klubit verilindor është shprehur se lojtarët nuk do të marrin asgjë, që përkthehehet në bllokim rrogash. Kur këtë gjë e thotë Gjici me gojën e tij, nuk ka gjë që e ndryshon vendimin e dhënë.
Në këto kushte, ekipi duhet të 'ringrihet' sërish për t'i plotësuar dëshirën presidentit dhe lehtësuar barrën te vetja për të eleminuar mundësinë e penalizimeve të mundshme sikurse është dhënë ultimatum së fundmi.